May 6, 2024
Rajon - Botë

Një valë e re e COVID-19 kërcënon të vërshojë Evropën

Një valë e re e COVID-19 kërcënon të vërshojë Evropën.

Variantet e Omicron që ishin më dominueset këtë verë janë ende shkaktarë të shumicës së infeksioneve në Bashkimin Evropian dhe Britani, e ndërsa numri i personave të testuar po zvogëlohet, numri i të infektuarve po rritet.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të publikuara të mërkurën treguan se numri i të infektuarve në BE arriti në 1.5 milionë javën e kaluar, 8 për qind më shumë se javën paraprake.

Numri i personave të shtruar në spital në BE gjithashtu u rrit. Pacientët shtruar në spitalet në Britani u rritën me 45 për qind krahasuar me javën e kaluar./euronews.al/