Rejtingu i Ali Ahmeti në rënie të lirë, e thotë Instituti Amerikan
Në anketën e fundit të publikuar nga Instituti Amerikan NDI, vërehet rënie e rejtingut të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Sipas anketës, e cila është realizuar gjatë periudhës mars-prill, Ahmeti gëzon mbështetjen e dy përqind të qytetarëve.
Kohë më parë, ndonëse BDI si parti kishte rejting të dobët, megjithatë, Ahmeti kishte mbështetje solide si figurë. Megjithatë duket se qytetarët duke parë mosrealizimin e premtimeve të njëpasnjëshme janë lodhur nga e tërë struktura e BDI-së, përfshirë edhe Ahmetin.