May 3, 2024
Maqedoni

Regjistrohen 672 raste të reja me Kovid-19, 35 pacientë të shëruar dhe pesë të vdekur

Nga 6770 teste në 24 orët e kaluara, koronavirusi është konfirmuar te 672 persona. Kanë vdekur pesë pacientë të moshës nga 48 deri 85 vjet, ndërsa janë regjistruar edhe 35 të shëruar. Numri i rasteve aktive është rritur në 4369.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, nga të infektuarit e rinj me KOVID -19, në Shkup janë 230, Tetovë – 115, Gostivar – 101, Kumanovë – 43, Kërçovë – 37, Strumica – 36, Ohër – 20, Strugë – 13, Manastir dhe Dibra kanë nga nëntë raste të reja, Shtipi – tetë, Kavadari dhe Koçani nga shtatë, Velesi dhe Reseni nga gjashtë, Prilepi – pesë, Makedonski Brod – katër, Radovishi, Vinica dhe Valandovo nga tre, Berova dhe Pehçeva regjistrojnë nga dy raste dhe nga dy raste në Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Dellçevë.

Nga të vdekurit e raportuar, dy janë nga Tetova (48 dhe 66) dhe Gostivari (59 dhe 85) dhe një nga Vinica (62). Të gjithë vdiqën në spital.

Nga 35 pacientë të shëruar, 12 janë nga Shkupi, Gostivari – nëntë, Manastiri dhe Kërçova kanë nga tre, Prilepi dhe Strumica kanë nga dy, ndërsa nga një pacient i shëruar është në Kumanovë, Shtip, Koçan dhe Sveti Nikollë.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, shpërndarja sipas qyteteve është si më poshtë:

Shkup 70316, aktiv 1468

Kumanovë 9190, aktiv 263

Prilep 8370, aktiv 37

Tetovë 8356, aktiv 976

Manastir 6421, aktiv 96

Veles 5512, aktiv 35

Gostivar 5785, aktiv 558

Kavadar 5202, aktiv 44

Ohër 5116, aktiv 95

Shtip 4996, aktiv 30

Strumicë 4294, aktiv 159

Strugë 3079, aktiv 96

Koçan 2833, aktiv 35
Kërçovë 2840, aktiv 227

Gjevgjeli 2199, aktiv 2

Negotinë 2185, aktiv 1

Sveti Nikollë 1537, aktiv 9

Resnjë 1253, aktiv 19

Kriva Pallankë 1231, aktiv 4

Radovish 1187, aktiv 23

Berovë 1061, aktiv 26

Dellçevë 980, aktiv 6

Dibër 1043, aktiv 89

Vinicë 902, aktiv 15

Probishtip 791, aktiv 2

Vallandovë 688, aktiv 18

Bogdanci 494, aktiv 0

Krushevë 490, aktiv 0

Demir Hisar 400, aktiv 0

Demir Kapi 399, aktiv 3

Kratovë 377, aktiv 0

Makedonski Brod 381, aktiv 22

Pehçevë 281, aktiv 10

Makedonska Kamenica 250, aktiv 1

Dojran 132, aktiv 0.

Që nga fillimi i epidemisë në vend, numri i personave të diagnostikuar ka arritur në 160 571 nga 1 046 042 teste, janë shëruar 150 670 pacientë, numri i të vdekurve është 5532, ndërsa raste aktive ka 4369.