May 4, 2024
Kolumna

Bravo trushplarë, harruat gjenocidet serbe

Shkruan: Zejnepe Rexhepi

GJENOCIDE: 1878, 1912, 1999!
Kjo është Serbia e vërtetë, pjella e së cilës, Vuçiq-i, sot, me kërkesë të trushplarëve tanë që e proklamojnë idenë “ta harrojmë të kaluarën” (pavarësisht se është vetë kjo pjellë gjenocidiale që nuk e harron, kudo lobon për çnjohjen e Kosovës dhe në çdo hap kërcënohet për rimarrjen e saj me luftë) shëtitet nëpër Atdheun e shqiptarëve.
Bravo trushplarë!
Po sikur shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Mërgatë e gjetiu të mbanin Akademi solemne në përkujtim të diktatorit Enver Hoxha (një analizë e lexuar diku në fb), që dikur ishte hero kulti, a do ta thoshit po të njëjtën gjë: “ta harrojmë të kaluarën”?
Thirrni mendjes: “gjaku ujë s’bëhet”!

P. s. Për këto gjenocide të Serbisë ndaj shqiptarëve flet kryeministri Albin Kurti.
E kaluara nuk mund të harrohet përderisa lideri i serbëve është i indoktrinuar po njësoj si paraardhësit e tij, krenohet me këtë luftë – gjenocid dhe gjeneralët i dekoron.
E kaluara do të fillojë të tejkalohet (jo të harrohet tërësisht) kur Vuçiq-i, në emër të serbëve: do ta pranojë gjenocidin e bërë; do ta fillojë procesin e pendesës dhe kërkimfaljes; do t’i paguajë dëmshpërblimet e luftës; do ta njohë Kosovën (duke e hequr edhe nga Kushtetuta, si pjesë të veten), si një rezultat i përpjekjes disavjeçare të “luftës” për pavarësi, që veç më e ka njohur bota!

Z. A. R