Regjistrohen pesë viktima dhe 185 raste të reja me virus
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 892 teste, ndërsa janë regjistruar 185 raste të reja me COVID-19.
Nga MSH njoftojnë se sot janë regjistruar 307 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të kaluara është raportuar një viktimë nga Shkupi (74 vjeç). Personi ka humbur jetën në kushte spitalore.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar 4 persona , nga një person prej Manastiri, Resnje , Radovishi dhe Ohri. Personat kanë humbur jetën në periudhën prej 03.08.2022 deri më 25.08.2022. Të vdekurit janë të moshës nga 73-82 vjeç.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 340.695, numri i të shëruarve është 329.741, numri i atyre që humbën jetën është 9.495, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.459.