May 15, 2024
Maqedoni

Regjistrohen mbi dy mijë raste të reja me Covid-19 për një ditë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 7.038 teste të kryera janë regjistruar 2.269 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 1.169 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.420 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 13 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 11 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën p03-16.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 247.663 raste, prej të cilëve 222.306 janë shëruar, kurse 8.139 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 7.218 raste aktive me koronavirus.