May 13, 2024
Maqedoni

Bekteshi: EMV-ja do të marrë drejtimin e BEG-ut dhe Ngrohtores Shkup-Veri

EMV-ja do të marrë drejtimin e BEG-ut dhe Ngrohtores Shkup-Veri nga 21 janari. Të gjitha borxhet që kanë kompanitë deri në datën 21 do të duhet t’i shlyejnë, thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Për momentin nuk ka përllogaritje të saktë se sa para do të nevojiten për të mbuluar shpenzimet. Bekteshi siguron se energjia termike për qytetarët deri në fund të sezonit do të jetë e pandërprerë, gjë që qytetarët nuk duhet të kenë frikë, shkruan Alsat.

https://youtu.be/F5gTbfWKPNc

“EMV do të mbulojë diferencën midis çmimit real dhe atij ekzistues, ndërsa për përdoruesit do të mbulohet përmes kompanisë shtetërore. Të gjitha detyrimet që kanë si subjekte private deri më 21 janar do të duhet t’i shlyejnë mes vete – a do të jetë ajo me pagesë të shtyrë apo si do të dakordohen është punë e tyre. Por nga data 21, deri në ditën kur me BEG-un dhe Shkup-Veri do të menaxhojnë EMV-ja, ajo do të jetë përgjegjësi e EMV-së”, deklaroi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë/ Alsat.mk