May 3, 2024
Maqedoni

Regjistrohen 134 shkelje trafiku në Shkup, 50 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 134 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 50 për tejkalim të shpejtësisë, 5 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe 4 gjoba për përdorim të telefonit, 6 për kalim në të kuqe dhe 9 gjoba për makina të paregjistruara./Alsat.mk