May 3, 2024
Maqedoni

Borë në Kodrën e Diellit

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore me intensitet më të dobët janë shënuar në Kodër të Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për qarkullimin. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 m ka në qafën malore të Pletvarit, kumtoi N.P. “Rrugët e Maqedonisë”.

Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër gryka malore është e mundur të ketë rrëshqitje më të vogla.

NP Rrugët e Maqedonisë apelon për ngasje me kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë[ sipas kushteve të rrugës.

Ndryshe, moti sot do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme shiu, ndërsa në pjesët malore me dëborë, veçanërisht paradite. Gjatë ditës reshjet do të ndalen, ndërsa reshje të reja do të ketë në orët e mbrëmjes të së enjtes. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 2 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira, paradite me reshje shiu. Temperatura minimale do të bie në tre gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Siç informon DPHM, të enjten do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në pjesët malore me borë. Për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nga veriu gjatë ditës, reshjet do të kthehen në borë në disa nga vendet më të larta. Përgjatë Vardarit do të fillojë të fryjë erë e fortë veriore e cila do të vazhdojë edhe ditën e premte.

Nga e premtja moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit.