Reagon Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës: Nuk jemi terroristë, policia na sulmoi e para!
Reagim ndaj prortalit “Expres.mk”te Maqedonisë Veriore!
Shkruan: Shek Hallaçi, pjesëtar i Grupit të Kumanovës
Lidhur me shkrimin e portalit Expres.mk,si reagim ndaj shkrimi tim, i bërë disa ditë më parë në mbrojtje të shokëve tanë, që janë denuar padrejtësisht pa asnjë faj të vetëm,thjeshtë qeveria e asaj kohe, në krye me kryekriminelët Nikolla Gruevski dhe Sasha Mihajlkov, i ka arrestuar e bashkangjitur grupit tonë këta shqiptarë te pa fajshëm 6 muaj pas arrestimit tonë, pa qenë asnjëherë pjesë e jona,vetëm e vetëm se kanë qenë shqiptarë,dhe tani edhe pse pa asnjë faj në burg,prapë ky shtet po vazhdon me avazin e vjetër,duke jua mohuar të drejtën e daljes në vikend edhe pse ju takon me ligj.!
Lidhur me rastin tonë,i njohur në opinion si rasti i “Lagjës së Trimave”në Kumanovë, ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi terroristë, nuk kemi sulmuar askënd,por jemi sulmuar nga policia e atëhershme e këtij shteti, te vetmën gjë që kemi bërë ata ditë me 9 maj, ka qenë lufta jonë për të jetuar e drejtë kjo natyrore dhe biologjike e gjdo qenje të gjallë në tokë.!
Shtrohet pyetja pse gazetarë dhe intelektual nga pala tjetër ajo maqedonase, si kanë kërkuar asnjëherë përfaqësuesve të tyre politik, shpjegime se pse nuk është zbatuar e nuk zbatohet as sot e kësaj dite marrëveshja e Ohrit, kur dihet botërisht se kjo marrëveshje e ka përfunduar luftën e 2001 në Maqedoni, marrëveshje kjo që garanton të drejtat qytetare e të gjitha nacionalitetëve jo vetëm ato shqiptare, si rezultat i mos zbatimin po të kësaj marrëveshjeje, jemi gjendur edhe ne me 9 maj në Kumanovë.!
Lidhur me numrat e të vrarëve e plagosurve atë ditë në Kumanovë, sa e dimë ne nga pala jonë janë vrarë 10 veta, 6 në luftime, ndërsa për 4 të tjerë duhet të japë llogari ky shtet se nga kush,dhe kund u vranë,ndërsa për plus 4 të tjerë që janë cekur, ne nuk dimë se kush janë ata,por po hamendësojmë se kanë mundur të jenë refugjat të vrarë dhe të veshur me uniforma të UÇK-së, sepse gjatë seancave në gjykatë na është prezentuar një fotografi e një të vrari,që nuk ka qenë i njohur për asnjërin nga ne,duke i njohur mirë veprimet e këtij shteti, nuk përjashtohet qe ajo kufomë,ka mundur të jetë e ndonjë refugjati sirianë, siç patë ndodh vite më parë kur nga ky shtet janë vrarë 7 refugjatë afgan e pakistanez në një stacion policor, duke i veshur pastaj me uniforma të UÇK-së, dhe në emër të luftës kundër terrorizmit, për ti akuzuar shqiptarët si bashkëpuntor dhe terroristë.!
Për fund, shpresojmë se një ditë, gazetarët, intelektualët dhe qytetarët e thjeshtë të këtij shteti, të vetëdijesohen ti shofin dhe ti thonë gjërat ashtu siç janë, jo të mbrojnë diskriminimin dhe të keqën, që ka ardhur dhe vjen nga poltikanë e grupime politike të caktuara.!