Maqedoni

Reagon qeveria pas raportit të DASH për korrupsionin e theksuar: Do të përmirësohemi!

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kujdes të madh i rishikon të gjitha gjetjet dhe aspektet e raportit të Departamentit të Shtetit, ku vërejtjet do të adresohen deri te aktorët e prekur me qëllim sa më shumë të forcojmë politikat antikorruptuese dhe të përmirësojmë klimën investuese në vend.
“Qeveria është e vendosur dhe seriozisht e përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të krijuara, ndërsa përballja me korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar është në majë të reformave prioritare nacionale që tashmë po tregon rezultate. Pastrimi i gjyqësorit, rritja e vazhdueshme e transparencës së institucioneve me të cilën shmanget faktori njeri gjatë sjelljes së vendimeve dhe avancimit të sistemit për furnizime publike, janë procese të pakthyeshme që paraqesin pengesë dhe kërcënim për çdo ish funksionar dhe aktual kur është në pyetje korrupsioni”, theksohet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar.

Se këto procese japin rezultate të dukshme, siç theksohet në kumtesë, “flasin edhe zgjidhjet e proceseve gjyqësore ku më shumë politikanë të lartë janë të gjykuar për vepra serioze penale, ndërsa dhjetëra janë në procedura të avancuara gjyqësore dhe pritet epilog përfundimtar nga ana e gjykatave”.

Gjyqësia, siç theksojnë në Qeveri i ka të gjitha kushtet e vendosjes profesionale dhe të paanshme, të çliruar nga çfarëdo ndikimi nga pushteti ekzekutiv, ndërsa organet e përndjekjes veprojnë në mënyrë joeselektive, pa dallim për cilin funksionar bëhet fjalë.

“Raportet ndërkombëtare dhe vendore me gjitha të dhënat e notuara, janë motiv shtesë për Qeverinë të vazhdojë luftën e vazhdueshme dhe joeslektive kundër korrupsionit për sigurimin e sistemit ku institucionet janë në shërbim të qytetarëve. Me gjitha masat e ndërmarra dhe nismat e parapara, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dërgon porosi serioze deri të të gjithë bartësit e funksioneve publike, nëpunës shtetëror dhe qytetarë se pjesëmarrja në aktivitetet korruptive seriozisht do të ndëshkohet”, theksohet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar.