Kosovë

Kim Mehmeti: Jemi me dhimbjen e atyre që humbën sot të afërmit e tyre

“Është rrëqethës lajmi për aksidentin tragjikë të autobusit nga Kosova në Kroaci.

Kështu e ka jeta: ndodh që me mall të nisemi drejtë përqafimit të të dashurve tanë, e të arrijmë vetëm deri te stacioni i fundit i jetës.

Siç ndodhë që me padurim të presim lumturinë dhe gëzimin e munguar të atyre që nuk i kemi pranë, e te pragu i derës të na arrijë pikëllimi dhe dhembja.

Le të jemi me dhembjen e atyre që sot i kanë humbur të dashurit e vet si dhe, le t’u bashkohemi lutjeve të atyre që presin lajme të mira për të afërmit e tyre të plagosur.” (Kim Mehmeti)