Me keqardhje të thellë kam ndjekur videon që po qarkullon lidhur me zënkën e ndodhur mes dy grupeve të nxënësve në shkollën fillore “Dituria” në Saraj. Si kryetar i komunës e ndiej obligim moral dhe institucional të sqaroj se rasti është paraqitur menjëherë në organet kompetente dhe institucionet përgjegjëse kanë nisur procedurat konform ligjit për të garantuar përgjegjësinë e secilit të përfshirë.
Paralelisht, kemi ndërmarrë veprime për të shtuar kontrollin dhe sigurinë në të gjitha shkollat e komunës, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten.
Në këtë moment, dua t’u bëj thirrje edhe prindërve që të forcojmë së bashku komunikimin, kujdesin dhe bashkëpunimin me shkollat. Edukimi dhe siguria e fëmijëve tanë janë përgjegjësi e përbashkët, dhe vetëm duke vepruar të gjithë bashkë mund të garantojmë një ambient të qetë e të sigurt për ta” – ka shkruajtur Muhamed Elmazi.
Ndërkohë këtu e keni videon e rrahjes mes dy grupeve të nxënësve sot në Shkollën Fillore “Dituria” në Saraj:

