Reagon kryeministri Kurti: Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar mbi sulmin brutal të sotëm, që përjetoi një e moshuar nga një infermiere dhe disa kolege të saj, në një shtëpi të pleqve kujdesi në Pejë.
Kurti thotë se ajo çfarë panë sot ishte e tmerrshme dhe secili u shokua.
”Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.
Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, shkruan Kurti.