May 16, 2024
Kosovë

Kurti: Kosova, peng i destruktivitetit të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas Kurtit, procesi i normalizimit të marrëdhënieve varet nga Serbia më shumë se sa nga Kosova. Ai tha se Kosova është kampione në Ballkan sa i përket shumë proceseve si sundimit të ligjit e zhvillimit ekonomik, e për këtë ai ka thënë se është e pa drejtë që Kosova të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë.

“Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit sa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale. Janë dyfishuar investimet e huaja. E tash gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.