Për fat të keq, po keqpërdoret rasti i vajzës së mitur, por kurrsesi nuk mund të zbehet historia e lavdishme e banorëve të Sllupçanit dhe kësaj ane! Si qytetar i Sllupçanit dhe si këshilltar komunal, nuk munda të heshtë pa shkruar publikisht edhe une disa fjalë me rastin e kësaj vajze e sidomos kur lexoj lloj – lloj statuse dhe komente që edhe më shumë po e mjegullojnë rastin në fjalë.
Banorët e Sllupçanit, në kohërat mē të vështira gjithmonë kanë qenë të bashkuar dhe kanë lënē gjurmë në historinë e lavdishme kombëtare dhe fetare! Gjithmonë ka pasur burra dhe burrnesha që kanë ditur ta mbrojnë pragun e shtëpisë, fshatit dhe kombit, andaj ky rast kurrsesi nuk mundet ta zbehë historinë e lavdishme që kanë kaluar ndër vite e shekuj banorët e këtij fshati.
Mendoj se, do të ishte mirë që, disa portale e sidomos disa individ, mos të keqpërdorni rastin në fjalë ende pa marrë epilog përfundimtar nga institucionet kompetente! Secili prej nesh duhet të jemi të kujdesshëm për çdo fjalë që flasim e që shkruajmë se a mund të ndikojmë për të mirë apo edhe më shumë e vështirësojmë rastin! Duhet të kontribuojmë që jeta e vajzës që ka përpara të vazhdojë ashtu siç kemi dëshirë për fëmijët tanë.
Fshati ynë dhe shoqëria ku jetojmë, ka kaluar nëpër shumë sfida dhe i ka tejkaluar ata andaj, duke vepruar me mençuri, pa emocione por me drejtësi, duke besuar në njerëz të mençur dhe të aftë, do ta tejkalojë edhe ketë sfidë e kurrë mos të përsëritet më !

