May 21, 2024
Maqedoni

Reagon funksionari i BDI-së: Ne jemi duke bllokuar emërimin e rrugëve të Shkupit me emra shqiptarë, jo Qyteti!

Një funksionar i lartë i BDI-së sqaron situatën lidhur me ndryshimin e emrave të rrugëve në qytetin e Shkupit. Ai shprehet i dëshpëruar nga partia e tij, e cila po “manipulon” me këtë temë për të defokusuar vemendjen e opinionit siç shprehet, nga lirimi i Sasho Mijallkovit.

“Ndryshimi i emrave të rrugëve është bllokuar nga Regjistri Qendror, organ që është në kompetenca të qeverisjes tonë dhe të LSDM-së. Është mirë që nga qyteti i Shkupit kemi iniciativë për debllokim të këtij vendimi”, thotë ky funksionar i BDI-së që kërkon të mbetet anonim.
Ai kërkon nga bashkëpartiakët e tij të mos reagojnë në stilin “vetë po*dhen, vetë tuten”, sepse në këtë mënyrë vetëm e dëmtojnë partinë.
Me frazën “vetë po*dhen, vetë tuten”, ai e komentoi pjesën e reagimit të BDI-së ku thuhet se

“një iniciativë e tillë nuk kalon pasi BDI ka në dispozicion mekanizmin e Badinterit që varet nga votat e këshilltarëve të BDI-së të cilët nuk do të lejojnë kalimin e një pike të këtillë të rendit të ditës që është skandaloze dhe tregues i qartë i politikave nacionaliste dhe antivlerave të bashkëjetesës”.
“Unë me kohë i pata paralajmëruar bashkëpartiakët e mij se nuk është mirë që ndryshimi i emrave të bëhet në ditën e rrenave më 1 prill dhe ja doli parashikimi im”, thekson ai, duke bë të ditur se edhr nga kryetari Ali Ahmeti do të kërkojë që BDI të jetë më serioze.