May 15, 2024
Maqedoni

Ready to #…” Azir Aliu paralajmëron projekt për transformim digjital…

“Ready to #…” Azir Aliu paralajmëron projekt për transformim digjital…
Ministri i Shoqerisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu që është në krye të ministrisë jo më shumë se dy muaj, së shpejti pritet të vijë me iniciative të re digjitale.
Këtë e themi pas një postimi të fundit të kreut të ministrisë në rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter ku ai ka publikuar një fotografi dhe bashkangjitur me të shkruan “Ready to #…”

Një detaj që vumë re nga postimi është që në fotografinë e postuar ka një “#” – Hashtag dhe kjo iniciative e re mund të jetë ndonjë programë digjitalizmi, sepse siç dihet tashmë, ministri Azir Aliu gjithmonë ka theksuar se digjitalizimi i shërbimeve publike është prioriteti tij si ministër i MSHIA-së.