Më 19.12.2025 në orën 12:55, në SPB Shkup është raportuar se në një restorant në Shkup, I.J. (32) ka sulmuar fizikisht M.N.D. (30), të dyja nga Shkupi. Gjithashtu, në orën 13:00, është raportuar se para të njëjtit restorant, I.J. është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.J. (29) nga Shkupi.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës”, njoftoi MPB.

