May 16, 2024
Kosovë

Kurti: Kosova edhe pse ishte pa lojtarët kryesorë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar

Kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova edhe pse ishte pa lojtarët kryesorë në ndeshjen kundër Zvicrës “përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë”.

“Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë. Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026”, shkroi kreu i qeverisë.

Ndërsa Zvicrës, Kurti ia uroi kualifikimin në EURO 2024.

Zvicra dhe Kosova barazuan mbrëmë me rezultat 1-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, transmeton Klankosova.tv.