Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim të veçantë me ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001, kryesisht nga Kumanova dhe vise tjera të Maqedonisë.

Takimi u vlerësua si një moment simbolik dhe me peshë të veçantë historike, pasi Haradinaj u ndal të bisedojë me veteranët që mbajnë mbi supe kontributin e tyre në një nga periudhat më të rëndësishme të zhvillimeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Haradinaj shprehu mirënjohje për sakrificën dhe rolin e ish-luftëtarëve, duke theksuar se kontributi i tyre mbetet i pazëvendësueshëm dhe pjesë e identitetit kombëtar. Ai i cilësoi ata si njerëz që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve të këtij rajoni.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të Aleancës, me mesazhin “Aleanca krah Kumanovës”. (INA)

VIDOE

 

sqShqip