May 4, 2024
Shqipëri

Rama sot merr dozën e tretë të vaksinës anti-COVID

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të marrë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Rama do të vaksinohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, raporton Top Channel.

Vendimi për dozën e tretë jo vetëm për të moshuarit, por për të gjithë u mor ditën e sotme.

Doza e tretë e vaksinës anti COVID do të jetë e mundur në Shqipëri për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç, me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë.

“Çdo qytetar mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës përforcuese të vaksinës kundë COVID-19 nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë”, shkruan Ministria në Facebook.