April 29, 2024
KosovëShqipëri

HEROI I DITËS: Oficeri i FSK-së shpëtoi vajzën e vogël dhe nënën e saj nga mbytja në Shëngjin

Bexhet Shala, Oficeri i FSK-së shpëtoi nënën dhe vajzën e saj nga mbytja në Shëngjin.
Ai ka folur me modesti të madhe pas këtij akti heroik.

“Unë kam bërë vetëm detyrën. Ne si ushtarakë të FSK-së, e kemi mision që çdo herë të jemi në gatishmëri për tu përgjigjur situatave që kërkohen që të jemi të gatshëm të ndihmojmë këdo, pa dallim, deri në vetëmohim”, ka thënë Shala.