Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar i prerë se nuk ka mbajtur kurrë një pozicion ndërhyrës në politikën e Kosovës.

Në podkastin e tij “Flasim”, i pari i qeverisë shqiptare tha se respektimi i punëve të brendshme të Kosovës ka qenë parim i tij.

Megjithatë, ai s’la pa ironizuar se ka pasur përpjekje nga ana tjetër.

“Unë s’kam fare pozicion atje në Kosovë. Unë s’kam dashur kurrë të ndërhyj në punët e tyre. Më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë këtu”, tha Rama.

sqShqip