Kosovë

Rama përgëzon Kosovën për planin ndërkombëtar: Pikë vërtet kyçe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për pranimin e propozimit të ndërkombëtarëve për të përparuar në zgjidhjen e çështjes së Asociacionit “përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese”.

Ai ka shkruar të enjten në X se kjo është pikë kyçe, e sipas tij, liderët kosovarë dhe serbë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht pa vonesa.

“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë kryeministri Rama.

Sipas tij, rajoni meriton meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme pa konflikte, pa lojëra fajësimi dhe pa kthime “që na dëmtojnë të gjithëve”.