May 7, 2024
Kosovë

Analisti kroat për veturën me armë në Zveçan: Skenar i ndërlidhur me ngjarjet në Rusi

Kolumnisti i rregullt në Al Jazeera Balkans për çështje rajonale, analisti kroat Davor Gjenero, nuk i sheh të ndara ngarjet e fundit me rrebellimin në Federatën Ruse të forcave mercenare Wagner si dhe kapjen e një veture të stërmbushur me armë në Zveçan ditë më parë për të cilën autoritetet kosovare vlerësuan se po përgatitej një sulm terrorist në vend. Gjenero ka leximin e tij të ndërthurrur të këtyre dy gjërave.

Pyetur se si rrebelimi i Wagner mund të ndikojë në Kosovë, Gjenero thotë se: “Kur Ballkani është në pyetje, shqetësimi i madh është Serbia”.
“Personazhet më të errëta të rezervës ushtarako-policore-spiunazhi ruse u shfaqën në skenë, prandaj sot edhe eksperti më i madh kompetent rreth asaj se çfarë po ndodh në rusi është ish-shefi i ushtrisë serbe, Ljubisha Dikoviq, i cili u arrestua në Podgoricë më 2016 për pjesëmarrje në puq në Mal të Zi gjatë zgjedhjeve kur supozohej të parandalonte bllokun sovranist malazias për të hyrë në NATO. Njerëz si këto mbinë”, ka thënë Gjener duke folur për “Direktno”-n kroate.

“Kolegët në Beograd besojnë se ka të bëjë me faktin se, në pajtim me operativën ruse, Serbia planifikoi më 28 qershor në Vidovdan, për të shkaktuar një eskalim të madh në Kosovë, por se kjo tash, brenda kornizës së re rrethanore, ku vendndodhja e Putinit as nuk dihet, e vënë krejt këtë në dyshim”, ka thënë ai.

Gjithashtu, thotë ai, është tejet intersante “se si kjo i iku Kroacisë nga radari”.

“Në Zveçan, në mos gaboj, forcat policore shqiptare kapën një Audi në pronësi të Hekurudhës Serbe, e cila mbante armë për sulme terroriste, jelekë antiplum me shenja ruse. Është e qartë se kjo është operacion provokues në Kosovë që po nxhehej në marrëveshje me Vuçiqin. Por, tashmë kjo e tëra vendoset në pikëpyetje”, beson analisti kroat, Davor Gjenero.