April 27, 2024
Shqipëri

Rama mbledh liderët e Ballkanit në Tiranë, në pikëpyetje Albin Kurti

Në Pallatin e Brigadave të enjten Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe Komisionerit të BE për Fqinjësinë, Oliver Vaheli.
Teksa nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç, shefi i qeverisë Kosovare, Albin Kurti ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së.