April 26, 2024
Shqipëri

Rama fton Bashën për shkarkimin e Metës dhe zgjedhje të presidentit të ri

Në Shqipëri sot vazhdon puna e Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në mbledhjen e dytë që është parashikuar të nisë gjatë paradites së sotme, një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditë është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit.

Kërkesa për shkarkimin e kreut të shtetit u nënshkrua nga 49 deputetë me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me deklaratat e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Pasi çështja të shqyrtohet në Komisionin Hetimor, ku do të merret edhe një opinion nga Komisioni i Venecias, do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo e fundit do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me shkarkimin e presidentit.

Presidenca nga ana tjetër e ka bërë të qartë se nuk do të njohë as asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore sipas saj të të Kuvendit njëprtiak.

Ndërkaq, kryeministri Rama ftoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u bashkuar në zgjedhjen e presidentit të ri.