Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili siç njoftoi për shkak disa arsye të justifikuara nuk udhëtoi sot në Bruksel, reagoi përmes platformës X rreth Raportit të Komisionit Evropian për vendin e tij.
Në dokument KE e vlerëson përparimin e vazhdueshëm të qeverisë “Rama 4” drejt BE-së, por bën thirrje që tempoja e reformave, e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të mos ndërpritet.
Në publikim Rama shkruan se do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që përfundimisht Shqipëria të ulet si anëtare e barabartë në tryezën e BE-së.
“Po, e bëmë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë në tryezën e BE-së. Le të vazhdojmë, le të ecim përpara, së bashku”, shkruan Rama.
Ai ndau postimin e komisioneres evropiane Marta Kos, ku ajo shkruante: “Shqipëria ka bërë përparim të paparë. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është dëshmi e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe aspiratave të qarta evropiane të shoqërisë shqiptare”.
Përndryshe, Rama fizikisht nuk mori pjesë në Samitin për zgjerim në Evropë, i cili është moment i rëndësishëm në dialogun BE – Ballkani Perëndimor për të ardhmen e zgjerimit.
Përmes video konferencës tha se nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht, siç ishte planifikuar, sepse kishte probleme me kompaninë ajrore të cilën e përdorte.

