Ra Fatime Fetai
Prokurorja e lartë publike Fatime Fetai, e cila gjithashtu ishte pjesë e ekipit të SJO-së, doli nga gara për prokurore publike republikane, pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Anëtarët e këshillit vendosën që prokurori nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë.
Prokurorët Lidija Raiçeviq dhe Ljupço Kocevski për momentin mbeten në garë të mëtutjeshme pasi seanca është në vazhdim.
Përkatësisht, pas paraqitjes së kandidaturave të tre kandidatëve, Qeveria ka kërkuar mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për secilin prej kandidatëve. Më pas, nga prokurorët që marrin dritën jeshile, Qeveria do të propozojë një kandidat që duhet votuar në Kuvend.