Me sloganin që përdori Vetëvendosje në fushatën e fundit në zgjedhjet e parakohshme, një qytetar i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të mos lëshojë pe duke aluduar në postin e presidentit.
“Mos lësho pe”, i kërkon një qytetar.
Osmani e siguron atë se s’do ta bëjë këtë.
“Jo nijet s’e kemi hiç, hiç s’e kemi nijet”, i tha ajo.
Kosova duhet ta ketë një president të ri më së largu deri më 4 mars. Prandaj, së fundi po përmenden emra të ndryshëm për një kandidat konsensual për të shmangur zgjedhjet. Osmani ka kohë që ka shfaqur ambiciet e saj për një mandat të dytë.
Në vrull të këtyre zhvillimeve, kryeministri Albin Kurti sot priti kryetaren e Akademisë së Shkencave të Kosovës, Justina Shiroka-Pula./Express/

