Qytetarët në pritje të pasaportave me emrin e ri të shtetit, anulojnë pushimet
Shumë qytetarë kanë anuluar pushimet e muajit mars shkaku i mos pasjes së pasaportave me emrin e ri të shtetit. Qytetarët akoma duhet të presin rreth dy muaj për të marrë pasaportë me procedurë të rregullt.
Shumica e qytetarëve thonë se për të marr pasaportën në kohë të duhet të paguash në mënyrë të përshpejtuar e cila kushton tre herë më shtrenjtë se mënyra e rregullt.
“Sa pritet për terminin? Dy muaj, dhe tani për pranim sa duhet të pritni? Më thanë që për letërnjoftim duhet të pres një muaj ndërsa për pranim duhet tek Stacioni Policor ku jetoj ndërsa për pasaportën do me informojnë me SMS për afërsisht një muaj. A u deshtë të udhëtoni diku këtë kohë? Po, por çfarë të bëj, e anulova sigurisht sepse pa pasaportë nuk mund të shkoj”, u shpreh një qytetare.
“Tani u fotografova. Sa kohë pritet që të vini në radhë për fotografim? 7 muaj. Tani më duhen edhe 4 për të marr. Jo nuk dihet. A u deshtë të udhëtoni diku këtë kohë? Jo, por verës duhet të udhëtoj nëse e marr pasaportën nëse jo në shtëpi”, tha një tjetër qytetar.
“Po mbarova punë e mora, sa kohë pritet pasi aplikuat? Një muaj”, u përgjigj një qytetar.
Ministria e Brendshme njoftoi se deri më 15 mars ka pranuar 1.438.008 kërkesa për pasaporta, 100 mijë prej të cilëve presin akoma për pasaportë. /Alsat.mk