May 5, 2024
BallinaMaqedoni

Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe

Kandidati për president, Arben Taravari ka reaguar ndaj Artan Grubit të BDI-së, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme u pa se si mbante ilaçe në duar, si porosi për koalicionin opozitar VLEN.

Taravari thotë se ai është mjek, di dhe ka të drejtë të japë ilaçe. Ndërkaq shton se vota e qytetarëve, ia kanë shtuar vlerësimin dhe paraqet mision për të në Qeverinë e re.

“Mbrëmë kam marrë një provë të mrekullueshme besimi dhe vlerësimi nga të gjithë ju që më votuat.

Falenderoj koalicionin VLEN ku krenarisht përkas, që më pa mua si një figurë të denjë për president!

Secilit njeri që dje rrethoi numrin 6, i shtrëngoj dorën dhe zotohem se Vota Juaj është Mision për mua në Qeverinë e Re!