Qytetarët e Kosovës jetojnë më së gjati në Ballkan, të Maqedonisë më së paku
Qytetarët e Maqedonisë jetojnë mesatarisht 74 vjet, që i vendos ata në vendin e fundit në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Lideri.mk, bazuar në raportin e Bankës Botërore për jetëgjatësinë e popullsisë së botës.
Më jetëgjatët në rajon janë banorët e Kosovës me jetëgjatësi mesatare prej 80 vitesh, pas tyre qytetarët e Shqipërisë me 77, në Mal të Zi mesatarisht jetohet 76 vjet dhe 75 në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi./Lideri