Ejup Berisha
Në Zgjedhjet lokale të 19 tetorit dhe 2 nëntorit të cilat do të mbahen këtu në vendin tonë le të fitojnë kandidatët e mire, të ndershëm, te sinçertë, të përkushtuar për aktivitete, për punë, për veprime dhe akcione të cilat do të jenë në interes të përgjithshëmm të të gjithëve në shoqeri dhe shtet e jo në intersin individual dhe të grupacioneve të caktuara rreth tyre. Në ditën e zgjedhjeve le të fitojnë më pak të dëmshmit e gjithmonë le të humbin me merite ata që kanë qenë dhe janë shumë pak aktiv, të pafrytshem e posaçërisht ata që janë të dëmshëm gjatë kohës sa janë aktiv në politikë.
Këta janë përfaqsuesit politik që kanë realizuar shumë pak nga premtimet të cilat ua kanë dhënë qytetarëve edhe pse kanë premtuar se do të bëjnë dhe do të realizojnë shumë më shumë nga ato që i kanë thënë para qytetarëve. Të tillë ka shumë fatkeqsishtë nuk është vetëm një dhe çuditerisht disa prej tyre akoma kanë fityrë që sërish të kerkojnë vota dhe besim nga qytetarët zgjedhës për mandate të reja edhe pse nuk i meritojnë të njejtat. Nëse politika definohet si art i të së mundëshmës atëher edhe zgjedhjet duhet të jenë art i të mësuarit nga ana e qytetarëve me të drejtë vote se si duhet ti çasen mirë, drejte dhe me vetëdije procesit zgjedhor Kjo do të thotë se kend duhet ta zgjedhin dhe kend nuk duhet ta zgjedhin të njejtët që ti përfaqsojë nëpër postet politike. Nëse qytetarët nuk dinë se kend ta zgjedhin në poste të rëndësishme të pushtetit qendror dhe lokal atëher të njejtët gjithmonë do të zgjedhin kandidat të papërshtashëm, pertac, joaktiv si dhe ajo me e keqja ata do të zgjedhin individ egoist të cilët asnjëher nuk do te bëjnë asgjë për ta por gjithmonë do të bëjnë shumçka vetëmse për vetveten dhe grupacionet e individëve rreth tyre, të cilet bashk i mbanë vetëmse interesi individual dhe ai grupor e jo ndonjë ideal pozitiv shoqëror. Prandaj qytetarët duhet të vetëdijsohen për procesin zgjedhor pasiqë mendoj se të njejtët do të kenë një pasqyrë dhe një orientim më të qartë dhe shikim më real se kush janë kandidatët të cilët janë paraqitur në garën zgjedhore, çfar aftësishë individuale dhe intelektuale kanë
të njejtët, cilat janë afinitetet e tyre, se çfar kanë bërë ata në shoqë
ri gjatë kohës sa kanë qenë pa poste politike. Pra qytetarët zgjedhes nuk duhet të përcaktohen që ta zgjedhin dike në politike vetëmse duke i dëgjuar dhe lexuar programet dhe platformat zgjedhore të kandidatëve por këta duhet edhe të shohin, të hulumtojne dhe të mësojnë se çfar personaliteti dhe karakteri kanë.kultivuar dhe zbatuar në jetën e përditshme kandidatët për të zënë poste politike.
Nëse qytetarët nuk veprojnë në këtë mënyrë atëher atyre gjithmonë do tu ndodhë ashtu siç u ka ndodhur e njejta gjë e ajo është që këta përher kanë zgjedhur kandidat të cilët nuk kane pasur as dëshirë e as vullnet që të jenë aktiv gjatë kohës sa kanë zënë pozita në politikë. Ripërsëris: për të bërë diçka të nevojshme dhe të duhur gjatë procesit zgjedhor nga e cila do të përfitojnë më shumë individ dhe subjekte në shtet dhe në shoqëri e jo vetëm politikanët, militantët si dhe simpatizantët e tyre të flakët qytetarët duhet të posedojnë një nivel vetëdije.
diturie sepse. përvoja nuk u mungon meqë këtu te ne zgjedhje organizohen nga fillim vitet 90 të shekullit të kaluar.