May 2, 2024
BallinaMaqedoni

QMK: Në 24 orët e fundit 1709 thirrje në numrin e urgjencës

Gjatë ditës së kaluar në numrin e urgjencës 112 në QMK janë regjistruar gjithsej 1709 thirrje, nga të cilat 49,68 për qind kanë qenë thirrje “reale”, dhe 50,32 për qind kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë kriza urgjente, njoftoi sot në mëngjes Qendra e Menaxhimit (QKM).

Në numrin 112 të QMK, 71,16 për qind të thirrjeve kanë qenë për policinë, 23,72 për qind për ndihmë të shpejtë mjekësore, dhe 1,86 për qind e thirrjeve kanë qenë për zjarrfikës.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit nuk ka pasur zjarre në hapësirë ​​të hapur.

QMK apelon për vigjilencë për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë dhe borë në vendet më të larta.