April 29, 2024
Maqedoni

Qeveria shpall gjendje krize

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për shkak të situatës me zjarret në vend. Ekzekutivi ka marrë vendim për shpallje të gjendjes së krizës për 30 ditë, në të gjithë territorin e vendit. Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza. Me shpalljen e gjendjes së krizës, Ligji i mundëson Qeverisë të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit, ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare.