Maqedoni

Qeveria shkarkoi Stojko Paunovskin nga pozita e drejtorit të Inspektoratit të Tregut

Qeveria e shkarkoi Stojko Paunovskin nga pozita e drejtorit të Inspektoratit të tregut. Shkak për shkarkimin e tij sipas Qeverisë, është mosrespektimi i kodeksit etik.

Qeveria

“Sipas nenit 10, paragrafi 1 nga ligji për inspektorat shtetëror sipas të cilit Qeveria emëron dhe shkarkon drejtorin e Inspektoratit shtetëror të punës, në seancën e sotme Qeveria e shkarkoi Stojko Paunovskin nga pozita e drejtorit të Inspektoratit për shkak të sjelljes së tij joprofesionale”

Vetë ligji sipas të Cilit Paunovski morri detyrë të punësojë administratorë sipas Marrëveshjes kornizë nuk ofronte mundësinë e shkarkimit nëse dikush nuk e zbaton ligjin por dënim prej 2 mijë eurove. Vetëm Kodeksi ofron mundësi të shkarkimit edhe pse në fillim duhet të shqiptohet masë më e butë, e ajo është t’i tregohej Paunovskit se e ka shkelur kodeksin. Këtë nuk e bëri zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski ndërsa nga kabineti i tij pas shkarkimit të Paunovskit nuk na u përgjigjën pse nuk kanë vepruar ashtu. Para seancës qeveritare në të cilën u shkarkua Paunovski, të punësuarit në Inspektoratin shtetëror të punës u përpoqën ta bindin kryeministrin Zaev mos e shkarkojë drejtorin e tyre. Por argumentet e tyre nuk i lëvizën bindjet personale të kryeministrit.

“Nga 10 ditë, shtatë ditë të bëni inat me zëvendëskryetarin e Qeverisë përmes mediumeve e pastaj të mos vini në Qeveri dhe të kërkoni shkarkim ose kundërshtim të dallimeve në pikëpamje, kjo nuk lejohet”

Pas mospajtimit publik të Paunovskit për 35 administratorët, ai e humbi betejën. Përveç që Inspektorati tani do jetë pa drejtues, atje do zgjerohet lista e kuadrove jo adekuatë. Detyra e parë e drejtorit të ri do jetë pranimi i atyre që sipas Paunovskit ishin administratorë të kontestueshëm. Alsat siguroi listën ku dukej se në Inspektoratin shtetëror të tregut punojnë 10 inspektorë me arsim joadekuat. Por nuk morëm përgjigje nga inspektorati nëse ata aty janë të punësuar me vite, apo inspektorë janë bërë në tre vitet e kaluara.