May 22, 2024
Maqedoni

Në BDI kanë pritur që në “listën e zezē” të futet Grupi i Zjarrit, e jo Ramiz Merko! (Video)

Ali Ahmeti po heshtë akoma që kur njëri nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, por edhe funksionarë i lartë shtetëror gjatë 20 viteve të fundit Ramiz Merko, u përfshi në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Sipas informacioneve të “Televizionit 24”, në selinë e BDI-së në Recicë të Vogël po mbretëron një shok i vërtetë, heshtje, por edhe mosbesim. Burime të larta partiake me të cilët ka kontaktuar ky televizion, pohojnë se “përfshirja e Merkos në Listën e Zezë amerikane, për ata paraqet nje befasi të madhe, sepse pritshmëritë e tyre kanë qenë, që në fokusin e Uashingtonit të gjenden pjesëtarët e ‘Grupit të zjarrit’”.

Dhe, përderisa Ali Ahmeti dhe krerët e BDI-së heshtin nëse do të kërkojnë dorëheqje nga kryetari i Strugës, një pjesë e Kryesisë qendrore për “TV 24”, thonë se BDI’ja s’ka opsion tjetër, përveç dorëheqjes së Merkos.