April 25, 2024
Shqipëri

Rama i drejtohet Bashës: Pranoje humbjen me dinjitet

Në fjalimin e tij në sheshin ‘Skëndërbej’ Edi Rama i kërkoi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të pranojë me dinjitet dhe sa më shpejt humbjen që sipas Ramës, nuk është aspak turpëruese.

‘Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëre dot çfarë deshe, por bëre gjithë sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm, në kohën e duhur, e kësaj humbjeje aspak turpëruese, thjesht e zvogëlon përmasën e rezultatit që Partia Demokratike mund të arrinte të dielën përballë një makinerie fitoreje si Partia Socialiste’, deklaroi Rama.

Por, me apo pa Lulzim Bashën, ne e kemi shumë të qartë që opozita jonë e vetme është PD-ja dhe fitorja jonë e madhe na e bën edhe më të madh detyrimin që t’i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë Partisë Demokratike’, shtoi kryeministri.