Maqedoni

Qeveria përgatit ligj për legalizimin e kanabisit

Qeveria do të përgatiti ligj për dekrinalizimin dhe legalizimin e kanabisit, transmeton Alsat. Nga ekzekutivi thonë se në përpilimin e këtij ligji do të marrin pjesë institucione, shoqata dhe organizata qytetare.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për formimin e grupit të punës që do të përgatisë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për dekreminalizim, legalizim, dhe përdorim të dobive mjekësore, shoqërore dhe ekonomike të kanabisit”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

Sipas Qeverisë, grupi i punës do të fokusohet në dekriminalizim dhe legalizim të posedimit dhe kultivim të kanabisit për përdorim personal, mundësinë për formimin dhe punën e grupeve sociale, rritjen e numrit të rasteve mjekësore ku lejohet përdorimi i kanabisit si dhe formimin e Agjencisë për Kanabis, formimin e Fondit për Kontribute rreth tatimeve për kompanitë që prodhojnë dhe tregtojnë me produkte të kanabisit.