June 2, 2024
Maqedoni

Grubi: Tubimi i Çairit do të mbahet mend gjatë kohë!

Tubim që do të mbahet mend gjatë ai që kishim mbrëmë në Çair!

Nuk mund të ishte ndryshe veçse reflektim i mirënjohjes ndaj veprimtarisë kombëtare të liderit të kombit, Ali Ahmeti që e bëri vendin të frymojë e veprojë shqip, që po e drejton atë drejt horizontit të Europës.

Faleminderit nga zemra çdo këshilli vendor të Çairit, Forumit të Gruas, Forumit Rinor dhe çdo qytetari të Çairit që dhanë porosi të qartë se nuk mund t’i dezorientojë askush nga rruga e përparimit kombëtar nën drejtimin e Ali Ahmetit!/Artan Grubi