April 26, 2024
Maqedoni

LAJMI I FUNDIT: Viktima e dytë e incidentit të armatosur në Butel, ndërron jetë edhe Ergin Iseni nga Haraçina

Pas një jave që kur ndodhi incidenti i përgjakshëm në Butel, ku në vendngjarje mbeti i vrarë Kamer Idrizi, sipas informacioneve të fundit, jetën e ka humbur edhe 23-vjeçari Ergin Iseni i cili në momentin e të shtënave ka qenë në makinë me Idrizin.
I riu ka qenë i shtrirë në spital, megjithatë nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Kujtojmë se natën e 12 majit, një makinë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri ndaj makinës “Golf 7” me targa të Shkupit, në të cilin kanë qenë, tani më dy viktimat.