May 6, 2024
Maqedoni

Qeveria miratoi vendimin për “taksën ekologjike”, derivatet do të shtrenjtohen me 3,5 denarë

Rritje të çmimeve të karburanteve për 3,5 denarë pa TVSH megjithatë do të ketë. Në mbledhjen e sotme Qeveria vendosi aplikimin e taksës ekologjike. Rritje të çmimeve përveç për benzinën dhe dizelin për 3,5 denarë, do të ketë edhe për mazutin dhe vajin ekstra të lehtë.

Ministria e mjedisit jetësorë

“Me konkluzion nga seanca e djeshme e 81 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë në bashkëpunim me Sekretariatin për legjislacion obligohet të përgatit ndryshim përkatës të Ligjit për mjedis jetësorë, në pjesën e kompensimeve në drejtim të rritjes së kompensimeve për derivatet e naftës, edhe atë për benzinë motorike, vaj gazi dhe vaj për djegie M1, M2 (mazut). MMJPH i është qasur përgatitjes së ndryshimeve dhe të njëjtat do t’i dorëzohen Qeverisë në seancën e sotme”

Sektori i biznesit reagoi për vendosjen e kësaj take duke pasur parasysh krizën me pandeminë, por qeveria mbetet në qëndrimin se agjenda e gjelbër është prioritet i Qeverisë dhe është e domosdoshme të investohet në burime ripërtëritëse të energjisë.