May 2, 2024
Maqedoni

Zudi Koka emërohet drejtor i Higjienës Komunale Shkup

Zudi Enuzi Koka është emëruar si u.d drejtor i Higjienës Komunale Shkup.

Koka është jurist i diplomuar, menaxher i dëshmuar në afarizëm, ndërsa aftësitë e tij pritet ti vë në funksion edhe në HP Higjiena Komunale. Ai në zgjedhjet lokale ishte bartës liste i këshilltarëve në Çair nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Ndryshe, Higjiena Komunale ra në duart e ASH-së pasi patën marrëveshje politike parazgjedhore me Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit. ASH dhe Alternativa e mbështetën Arsovskën në Shkup ndërsa si shpërblim për opozitën, Danella do të emëronte drejtorë dhe zv.drejtorë nëpër Ndërmarjet Publike.

Alternativa nuk do të ketë hise në kulaçin mes opozitës dhe Arsovskës përshkak se u bë pjesë e Qeverisë pas zgjedhjeve lokale.