Maqedoni

Qeveria Maqedonisë me vendim: Viti shkollor do të përfundojë në kohë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 44-të ka miratuar Vendimin për përcaktimin e numrit të ditëve mësimore në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat ​​e mesme.

Me këtë vendim përcaktohet se numri i ditëve mësimore në vitin aktual shkollor në shkollat ​​e mesme është 146 ditë mësimore, përkatësisht nuk ka zgjatje të vitit shkollor.

Procesu mësimor u ndërpre për gati dy javë për shkak të grevës së punonjëse arsimor, të cilët kërkuan rritje të pagave.

Ndryshe, nga Qeveria njoftojnë se në seancën e sotme kanë marrë vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së vendimit për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit./Telegrafi/