May 9, 2024
Maqedoni

Dauti: KRYETARI I KUVENDIT, ANASHKALON PROPOZIM LIGJET E ASH-SË DHE TENTON TI NDALOJË OPOZITËS TË DREJTËN E FJALËS

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në seancën e sotme parlamentare ka bërë disa skandale të njëpasnjëshme. Fillimisht nuk i ka futur në rend dite dy propozim ligjet e Aleancës për Shqiptarët, atë për arsim fillor dhe të mesëm dhe ligjin për lojrat e fatit. Nga ana tjetër në mënyrë të menjëhershme  ka përfshirë propozime të shumicës të cilat janë dorëzuar shumë më vonë se propozimet e ASH-së. Raporton News33.tv

Për këtë shkak kordinatorja, Ilire Dauti, kërkoi ndërhyrje procedurale gjatë diskutimit për rendin e ditës, por edhe pse rregullorja i jep këtë të drejtë kordinatores, Xhaferi nuk i dha fjalë, por tentoi që fjalë ti jep ministres për Punë dhe Politikë Sociale.

Ashtu siç mundëson Rregullorja, kordinatorja e ASH-së, doli në foltore dhe pas reagimit të deputetëve të opozitës, ministrja ndërpreu fjalën dhe Xhaferi u detyrua të dorëzohet.

Kjo nuk është hera e parë, por një nga rastet më skandaloze ku kryeparlamentari tenton të ngulfat zërin e opozitës shqiptare.”/News33.tv/

Video Player