Maqedoni

Qëndrimi i ambasadës amerikane në Shkup për ndryshimet e Kodit Penal

Nga ambasada amerikane në Shkup i janë përgjigjur pytejes derguar nga Lideri.mk lidhur me ndryshimet e Kodit Penal që dje u miratuan në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Në përgjigjen e tyre, nga ambasada shpresojnë se ndryshimet përputhen me standarde ndërkombëtare.

“Nuk i kemi parë ndryshimet e kodit penal të miratuara së fundmi në parlament. Ne mezi presim t’i shqyrtojmë ato dhe shpresojmë që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe proceset ligjore”, thuhet në përgjigjen nga ambasada amerikane në Shkup, për portalin Lideri.mk.

Me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur, Kuvendi dje pasdite miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal.

Propozuesja e ndryshimeve, zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska – Madiq tha se nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së.

Këto ndryshime parashikojnë ulje të dënimeve me burg për veprën e penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar. Amendamentet e propozuara u dorëzuan në Kuvend me flamur europian. Deri dje, neni 353 për keqpërdorim të detyrës zyrtare parashikonte burgim së paku tre dhe pesë vjet. Me ndryshimet e miratuara, parashihet që dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit maksimal të dënimit, shtohet mundësia e vjetërsimit edhe më të shpejtë të veprës./Lideri.mk