May 5, 2024
Maqedoni

Paraqiten grafite “UÇK”, “Ilirida” dhe “Shqipëria e Madhe” në qendër të Shkupit (Foto)

“Maqedonas, do ju vrasim”, “Shqipëria-Kosova”, “Fuck Serbians”, “Shqipëria e Madhe” (Big Albania) janë një pjesë e grafiteve që janë paraqitur sot në mëngjes në qendër të Shkupit te ura “Syri” mbi umin Vardar.
Poashtu janë paraqitur grafite me përmbajtje “Jemi me ty Ilirida” dhe “UÇK”. Grafitet janë paraqitur një ditë pasi u votuan ndryshimet e Kodit Penal në Kuvendin e Maqedonisë me të cilat ulen dënimet për funksionarët e korruptuar, prandaj mund të jenë edhe tentim për defokusim të opinionit që ka pranuar negativisht këto ndryshime, shkruan Zhurnal.

Fotot e grafiteve janë publikuar në rrjetet sociale nga organizata rinore e partisë pro ruse Levica, prandaj nuk përjashtohet mundësia që ato të kenë për qëllim të krijojnë urrejte ndëretnike nga vetë autorët që mund t’i kenë shkruar.