May 16, 2024
Maqedoni

Një i vdekur e 20 të lënduar nga një aksident në Maqedoni të Veriut

Një person ka mbetur i vdekur dhe 20 të lënduar në një aksident që raportohet të ketë ndodhur në rrugën Manastir-Demir Hisar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Euronews, raportohet se një veturë dhe një furgon që transportonte punëtorë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit, rrugës për në Demir Hisar. Vdiq shoferi i veturës që thuhet se është rreth 24 veç.

Nga spitali i Manastirit kanë thënë se kanë pranuar 20 pacientë dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.